Vazhdojnë problemet për Barcelonën, lëndohet Dembele

Gjigandi katalunas Barcelona ka konfirmuar që Ousmane Dembele ka pësuar një lëndim në muskul, vetëm dy ditë pasi që francezi u rikthye nga lëndimi në gju i cili e mbajti jashtë fushave për pesë vite.
Dembele e bëri paraqitjen e parë në këtë sezon kur e zëvendësoi mesfushorin, Gavi në minutën e 65’, në fitoren minimale 1:0 të Barcelonës kundër Dynamo Kyiv.
Sidoqoftë, gjigandi katalunas tani e ka konfirmuar tani që Dembele nuk do të jetë i gatshëm për grumbullim, dhe rikuperimi i tij do të tregojë saktësisht datën e rikthimit.
Ish-ylli i Borussia Dortmund ka pasur vazhdimisht probleme me lëndime që nga transferimi i tij te Barça.
Po ashtu, klubi nga La Liga e ka konfirmuar që amerikani Sergino Dest do të mungojë në ndeshjen e Barcelonës në vikend kundër Celta Vigos për shkak të një lëndimi në shpinë.

Back to top button