Klubit  i lëndohet mbrojtësi dhe përfundon para kohe sezonin

Klubit  i lëndohet mbrojtësi dhe përfundon para kohe sezonin

Nuk mjaftojnë vetëm rezultatet negative për skuadrën e Gennaro Gattusos, por tani janë edhe lëndimet ato që shqetësojnë trajnerin.

Milani po kalon një periudhë shumë të keqe, si në lojë ashtu edhe rezultate. Por problemet e kuqezinjve sa vijnë e shtohen, ku mbrëmë në humbjen ndaj Lazios në gjysmëfinale të Kupës së Italisë iu lëndua edhe një lojtar shumë i ylefeshëm.

Bëhet fjalë për Davide Calabrian, i cili la fushën e lojës pas 40 minutash për shkak të një lëndimi.

Mbrojtësi i djathtë i kuqezinjve iu nënshtruar sot analizave ku u konfirmua një lëndim në këmbën e majtë dhe tashmë do të qëndrojë përreth dy muaj jashtë fushave të blerta.

Në këtë mënyrë konfirmohet se sezoni për Calabrian ka përfunduar tashmë, ndërsa mbrojtësi ka humbur edhe Evropianin U21, që do të zhvillohet në Itali dhe San Marino, nga data 16 deri më 30 qershor.