Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Rumani

Rreth 2.000 persona u grumbulluan në ndërtesën e Qeverisë në Bukuresht 

Mijëra rumunë edhe mbrëmë dolën në protesta në disa qytete në Rumani, me kërkesën për dorëheqje të Qeverisë, me çka do të mundësohet lirimi nga ndjekja e personave të dyshuar për korrupsion.

Rreth 2.000 persona u grumbulluan në ndërtesën e Qeverisë në Bukuresht edhe përkundër motit të ftohtë dhe shiut të rrëmbyeshëm, duke brohoritur “vjedhës” dhe “dorëheqje”.

“Qeveria e humbi të gjithë besimin. (Partia qeveritare Socialdemokrate fitoi  në zgjedhjet e dhjetorit) dhe  këtë nuk e kontestojmë, por ajo duhet që të gjejë njerëz të ndershëm që do të udhëheqin vendin, deklaroi një nga folësit në protestë.

Një tjetër porositi se ”duhet që të mbeten të vëmendshëm edhe t’i rekomandojnë autoriteteve se i ndjekin dhe se nuk do të lejojnë korrupsion.

Protestat janë organizuar edhe në qytetet e tjera rumune, ndërsa një nga më të mëdhatë mbahet në Kluzh, ku janë grumbulluar 3.000 persona.

Back to top button