Vuçiq tha se do të jetë në vendin e punës në ditën e protestës

Vuçiq tha se do të jetë në vendin e punës në ditën e protestës

Protesta e opozitës në Beograd po vlerësohet të jetë më e madhja në vargun e tubimeve që po organizohen tash e disa muaj kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Janë shtuar masat e sigurisë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se do të jetë në vendin e punës në ditën e protestës.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq tha se policia ndodhet brenda ndërtesës dhe nëse dikush tenton të sulmojë institucionet shtetërore këtë nuk do t’ia arrijnë.

Që prej dhjetorit të vitit të kaluar në Serbi po mbahen protesta për të kundërshtuar, siç thuhet, sundimin autokratik të Vuçiqit dhe kufizimin e lirisë së mediave.

Muajin e kaluar, një grup protestuesish kishin hyrë në ndërtesën e transmetuesit publik, RTS duke kërkuar që t’iu lejohet që të paraqesin kërkesat e tyre. Megjithatë, policia kishte arritur që t’i nxirrte nga ndërtesa.