Vazhdojnë takimet Kurti-Mustafa

Përpjekje për të arritur një marrëveshje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të takohen edhe sot në orën 16:00 në përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës.

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës fillimisht kanë thirrur mbledhje të Kryesisë. Mbledhja e kryesisë së VV-së pritet të mbahet në orën 09:00, ndërsa ajo e LDK-së nga ora 11:00.

Ndryshe, përfaqësues të këtyre partive dje kanë deklaruar se kanë parë avancim të pozicioneve të tyre drejt një marrëveshjeje.

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se do t’i intensifikojnë takimet si përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës, tash kur kanë mbetur edhe dy javë deri në seancën konstituive.

VV dhe LDK deri më tani janë pajtuar për numrin e ministrive dhe për postin e kryeministrit, por që dallimet e tyre qëndrojnë tek posti i presidentit dhe ndarja e ministrive.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, partia e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës./21Media

Back to top button