Selmani: Ende ka shumë sfida

Selmani: Ende ka shumë sfida

Të burgosurit në Kosovë ende keqtrajtohen në burgje, kështu vlerësoi Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të torturës.

Sipas kësaj qendre stafi korrektues vazhdon të përdorë forcë, fyerje e shantazhe ndaj të burgosurve.

Rastet më të shpeshta janë në Qendrën korrektuese të Dubraves por edhe në Qendrën e paraburgimit në Lipjan.

Kjo qendër kërkon vendosjen e mekanzimat e ankesave dhe raportimeve në këto institucione korrektuese në mënyrë që të burgosurit t’i raportojnw rastet e keqtrajtimeve./21Media