Tërmeti në Shqipëri

Tërmeti në Shqipëri

Në zonën e prekur nga tërmeti në Shqipëri po vazhdojnë lëkundjet e kohëpaskohshme të tokës. Autoritetet njoftojnë  se numri i viktimave ka arritur në 46. Ndërkohë ekipet e Kërkim -shpëtimit po vazhdojnë operacionet për të mbijetuar të mundshëm. Kjo fatkeqësi natyrore që e goditi Shqipërinë në prag të 28 Nëntorit, e ka lënë në hije shënimin e Ditës së Pavarësisë.