Bullgaria u mposht nga Anglia

Bullgaria u mposht nga Anglia

Trajneri i Bullgarisë, Krasimir Balakov ka dhënë dorëheqje, vetëm katër ditë pas thirrjeve raciste të tifozëve bullgarë ndaj kombëtares angleze.

Bullgaria u mposht 6:0 nga Anglia në shtëpi, por ndeshja u ndal dy herë sepse tifozët bullgarë bënë përshëndetje naziste dhe zhurmë majmunësh ndaj lojtarëve me ngjyrë të Anglisë.

Trajneri  i Bullgarisë, Krasimir Balakov pas lojës ka thënë që ai “nuk dëgjoi” thirrje raciste. Por, më pas përmes një postimi në Facebook ai i ka kërkuar falje kombëtares së Anglisë.

“Unë nuk jam më trajner i ekipit kombëtar”, ka thënë Balakov për mediat bullgare pas një takimi me Federatën Bullgare të Futbollit.

Sipas BBC, i gjithë bordi i Federatës së Futbollit të Bullgarisë, përfshirë presidentin Borislav Mikhailov, ka dhënë dorëheqje.

Autoritetet bullgare deri tani kanë identifikuar 16 të dyshuar dhe kanë bërë 12 arrestime pas lojës së Anglisë./21Media