Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të 13 mijë e 500 votave të ardhura me postë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të 13 mijë e 500 votave të ardhura me postë

Deri më tash kur janë numëruar rreth 70% e votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më së shumti vota – gjithsej 4907. Pason LDK me 1680, PDK ka 1612, koalicioni AAK-PSD ka 477 vota dhe koalicioni NIMSA-AKR-PD 605vota.

Në këtë proces nuk janë përfshirë pakot me fletëvotime që kanë ardhur pas afatit ligjor. Sipas KQZ-së, janë mbi 2 mijë e 600 pako me fletëvotime nga diaspora janë refuzuar pas procesit të vlerësimit.

Numërimi i të gjitha këtyre fletëvotimeve bëhet në 23 tavolina numërimi. Rezultati i këtij numërimi do të përditësohet kohë pas kohe në tabelën e QNR-së.

Ndryshe, të gjithë shtetasit e Kosovës në diasporë kanë mundur të votojnë përmes postës gjatë periudhës së votimit nga 19 shtator deri  5 tetor 2019.

No photo description available.