​69 vjeçarja është zhdukur qe nga 26 shtatori

​69 vjeçarja është zhdukur qe nga 26 shtatori

Togu për kërkim në male, kompania e kërkim-shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare (FSK), ka intervenuar në fshatin Mushnikovë të Komunës së Prizrenit, për gjetjen e një personi të lajmëruar si të zhdukur qe nga data 26 shtator.

Personi i zhdukur është 69 vjeçarja, Bozhidarka Gjorgjeviq e kombësisë serbe.

Sipas një njoftimi për media, pjesëtarët e njësisë janë të pajisur me pajisje speciale të kërkim shpëtimit në male.

Operacioni është ndërprerë në orët e mbrëmjes për të vazhduar sot në mëngjes.

Operacioni është duke u zhvilluar edhe sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe banorët lokalë./21Media