Vazhdon panairi i turizmit

Po promovohet turizmi

Panairi Mesdhetar i Turizmit në Tiranë vazhdon edhe sot te promovojë turizmi në Shqipëri dhe Kosovë.

Panairi është organizuar nga ministria e Ekonomisë dhe Turizmi në mjediset e EkspoCity në Tiranë, ku përveç turizmit po promovohet edhe mjedisi natyror, i cili është një nga atraksionet kryesore në fokusin e këtij panairi.

Zonat e mbrojtura kanë potenciale të mëdha për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të turizmit, një mjet kryesor që përmirëson gjendjen social-ekonomike të komuniteteve lokale në Shqipëri.

Të dhënat e AKZM-së tregojnë se numri i turistëve dhe vizitorëve në zonat e mbrojtura është rritur nga 400 mijë në vitin 2015, në mbi 1.56 milionë në 2016.

Back to top button