OBSH shpall emergjencë ndërkombëtare shëndetësore

OBSH shpall emergjencë ndërkombëtare shëndetësore

Këtë javë u raportua për një rast me Ebola në Goma të Kongos – qytet me mbi dy milionë banorë, pranë kufirit me Ruandën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi paralajëmrimin global pasi afro 1,700 njerëz kanë vdekur nga virusi që nga gushti i vitit të kaluar, përcjell rtv21.tv

Sipas OBSH-së, “ka shenja shqetësuese për përhapjen e mundshme të epidemisë”.

Virusi Ebola mund të përhapet me shpejtësi dhe është fatal deri në 90 për qind të rasteve.

Simptomat përfshijnë ethe, vjellje, diarre dhe dhimbje të muskujve.

Shpërthimi më i madh i Ebolës që ka ndodhur në Afrikën Perëndimore më 2013-2016, ka prekur 28,616 njerëz, kryesisht në Guinea, Liberi dhe Siera Leone.

Atëbotë ishin raportuar 11,310 vdekje./21Media