Vazhdon procedura përmbarimore për lirimin e banesave të uzurpuara

NPB ftoi shfrytëzuesit e këtyre banesave që t’i lirojnë ato para datës 3 korrik

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB), më 3 korrik do të fillojë procedura përmbarimore për lirimin e banesave të uzurpuara në lagjen Dardania, Lamella SU-9/4 hyrja II kati  II dhe III. Ndërsa më 10 korrik vazhdon për hyrjen IV kati II dhe III.

Përmbarimi është caktuar në bazë të aktgjykimit të plotëfuqishëm të Gjykatës Komunale në Prishtinë C.Nr. 2326/05 me datë 22.09.2008 dhe ekzekutohet sipas konkluzionit nr.1153/15 të datës 15.05.2017 të Përmbaruesit Privat Vais Laë.

“Ftojmë edhe një herë të gjithë shfrytëzuesit e këtyre banesave që t’i lirojnë ato para datës 3 korrik, me qëllim që të evitohet intervenimi i organeve kompetente në cilësinë e ekzekutuesit të vendimit të Gjykatës. Ndërsa të gjitha rasteve sociale i’u bëjmë thirrje që të drejtohen tek organet kompetente për këto çështje”, shkruhet në njoftimin e NPB-së./21Media

Back to top button