Po rinumërohen 1428 vendvotime

Po rinumërohen 1428 vendvotime

Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka vazhduar rinumërimi i 1428 vendvotimeve.

Sipas zëdhënësit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, për rtv21.tv ka konfirmuar se deri të dielën janë rinumëruar 499 vendvotime, apo 36% e vendvotimeve.

Këto rinumërime ishin paraparë të zgjasin deri në dy javë, mirëpo me trendin e numërimeve deri sot, ka mundësi që numërimi të përfundojë edhe më shpejt, që do t’i hapte rrugë certifikimit të rezultateve./21Media