Ja kush e shoqëron në studio Loredanën

Ja kush e shoqëron në studio Loredanën

Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi është një ndër personazhet më të komentuar të showbiz-it, shkruan rtv21.tv

Pas albumit që lansoi, reperja e famshme po vazhdon punën në studio për projekte të reja muzikore.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi dy milionë ndjekës, Loredana ka treguar se e ka marr me vete në studio vajzën e saj, Hanën.

 

Ndryshe, Loredana ka konfirmuar ndarjen nga reperi i njohur, Mozzik.

Ajo përmes një postimi të gjatë në Instagram u shpreh që ata të dy  do të kenë një pushim si në jetën private ashtu edhe në biznes. Loredana po ashtu bëri të ditur se në turneun BONNIE & CLYDE do të performojë e vetme. “Tani e tutje, jam një nënë beqare, e cila vetëm më bën më të fortë. E vetmja gjë që më duhet është vajza ime Hana”, shkroi ndër të tjera këngëtarja krahas postimit të gjatë në gjuhën gjermane.

Më 18 dhjetor të vitit të kaluar Loredana dhe Mozzik janë bërë prindër për herë të parë të vajzës, Hanës./21Media