Projekti parashihet të përfundojë për 60 ditë

Projekti parashihet të përfundojë për 60 ditë

Investimet në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, po vazhdojnë me meremetimin dhe fasadimin e të gjitha mureve të jashtme, derisa ka filluar edhe renovimi i tërësishëm i dy reparteve atij të Infektives dhe Psikiatrisë.

Deri sa projekti i parë ai i investimeve është duke u financuar nga një grand nga Qeveria dhe Banka Botërore, projekti i renovimeve të këtyre dy reparteve është duke u bërë nga buxheti i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Sipas njoftimit të spitalit, në këtë projekt parashihet të bëhen instalimi i ri i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit, rrymës, renovimi i tërësishëm i nyjave sanitare, pastaj shtruarja e dyshemeve, zëvendësimi i dyerve dhe suvatimi i mureve.

Shuma e investimit në rregullimin e repartit të Infektives dhe Psikiatrisë është 96.158 euro, ndërsa, që projekti parashihet të përfundojë për 60 ditë pune.