Kërkohet që të nis seanca e re

Kërkohet që të nis seanca e re

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me mospajtime në mes opozitës dhe kryesueses së seancës, Mufera Srbica – Sinike, cila vazhdoi me pikat e mbetura nga vazhdimi i seancës së paradites.

Ndërkohë, në emër të LDK-së, Armend Zemaj propozoi që seanca e re të fillojë në orën 18:00, ku LDK do të jetë në seancë. Deputetët e LDK-së më pas lëshuan seancën.

Kurse, Ismail Kushteshi nga VV kërkoi që pikat e mbetura nga seanca e paradites të mos shqyrtohen dhe të nis seanca e re, ashtu siç ishte paraparë.