E mitura ishte qëlluar me mjete të forta

E mitura ishte qëlluar me mjete të forta

Policia e Shqipërisë po heton pistën e krimit në familje në lidhje me 13 vjeçaren e cila humbi jetën mbrëmjen e 11 tetorit, sapo mbërriti në spital e Tiranës.

Dyshohet se vajzës i janë gjetur saçme në trup.

Policia ka shoqëruar në komisariat të atin dhe të ëmën, por komunikimi me ta është i vështirë për shkak se ata janë shurdh-memecë.

Zyrtarisht policia nuk dha dje detaje për shkakun e vdekjes ndërsa sot në banesën e saj po bëhet ceremonia e varrimit.

Ka qenë i ati që e ka shoqëruar në spital vajzën por mësohet se ai ka shkuar në banesë një orë me vonë dhe e ka gjetur vajzën të plagosur./oranews