Sjellim poezinë "Vdekja e ditës" nga Esat Mekuli

Sjellim poezinë “Vdekja e ditës” nga Esat Mekuli

Dielli n’perëndim
N’zjarrin flakrues
U dogj…

Dhe çdo gja u trand,
u pikllue
n’vaj për të.

N’arkivolin e heshtjeve t’muzgut,
n’dhimbje bonjake
sonte,

i dashtuni, i yni,
me lot t’pastër
u vajtue:

Psherëtima e gjethit t’barit
dhe d’nesa e prajshme e erës
me pikllim zemrën e poq…

Dielli sonte
n’zjarrin flakrues
u dogj.