E zënë dyert e oborrit

E zënë dyert e oborrit

Një banor nga fshati Kravasari, i Malishevës ka gjetur vdekjen pasi që dyert e oborrit kanë rënë mbi të.

Në raportin e Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:30 dhe tashmë i ndjeri ishte duke punuar dhe për shkaqe të panjohura dyert e oborrit kanë rënë mbi trupin e tij.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë ku dhe ka vdekur.

Policia njofton se lidhur e rastin është njoftuar edhe prokurori./21Media