Viktima sipas mjekëve  është dërguar pa shenja jete në QMF

Viktima sipas mjekëve  është dërguar pa shenja jete në QMF

Dje në fshati Bardhosh të Prishtinës rreth orës 08:20 një person dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar në QMF, por i njëjti sipas mjekëve është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Policia në raportin e tyre rastin e kanë cilësuar si vdekje e dyshuar.

Në raportin e policisë më tej thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./21Media