Vdekje e dyshimtë në Lipjan

Me rastin po merren njësitet kompetente policore

Një trup i pajetë është gjetur pasditën e djeshme ne Lipjan. Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka thënë se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Me datën 9 janar 2020, rreth orës 16:00 në stacionin policor në Lipjan është hapur një rast Vdekje e dyshimtë. Viktimë në këtë rast është një person i gjinisë mashkullore, i cili është gjetë pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërkohë që me rastin po merren njësitet kompetente policore”, ka thënë ajo. /21Media

Back to top button