Viktima ndërroi jetë në spital

Viktima ndërroi jetë në spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në rrethana të panjohura ka rënë nga ballkoni i shtëpisë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:15 në Prizren.

“Viktima është dërguar ne Spitalin e Prizrenit ku dhe ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur policia duke e cilësuar rastin si “vdekje të dyshimtë”

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./21Media