Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

Mjeku konstatoi vdekjen e viktimës

Një person është gjetur i vdekur mbrëmë rreth orës 21:00 në Vushtrri.

Raportohet se nga familjarët, në shtëpinë e tij është gjetur viktima mashkull K-Shqiptar.

Sipas policisë viktima është dërguar në emergjence ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

Policia këtë rast e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button