Vdekje e dyshimtë në Zubin Potok

Dyshohet për vetëvrasje

Një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje me armë zjarri dje rreth orës 08:20 në Zubin Potok.

“Viktima mashkull K/Serb dyshohet se në shtëpinë e tij kishte bërë vetëvrasje me armë zjarri . Sipas informatave, viktima ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë”, ka bërë të ditur policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë relevante të policisë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button