Nuk arriti tu mbijetojë plagëve të marra

Nuk arriti tu mbijetojë plagëve të marra

Një person ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas një aksidenti në komunikacion.

Sipas policisë viktima kishte pësuar një aksident trafiku të mërkurën në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

“Në lidhje me rastin është raportuar se viktima femër K/Shqiptare derisa ishte duke u trajtuar në QKUK me 17.10.2019 ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Po ashtu dje në një aksident trafiku një person ka humbur jetën në fshatin Kraishtë në Lipjan./21Media