Aksidentohet për vdekje në aksin rrugor Pogradec - Qafë Thanë

Aksidentohet për vdekje në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Hudënisht.

Mjeti tip “Volksëagen” me targë YOT 4841, me drejtues shtetasin A.B, ka aksidentuar shtetasen A.J, rreth 40 vjeçe,  këmbësore në rrugë, e cila sapo ka mbërritur në Spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë, raporton Vizionplus.

Ngjarja ka ndodhur, kur viktima sapo kishte zbritur nga një furgon i linjës Lin-Udënisht, u përplas me një autoveturë tip “Volksëagen” me targa greke.

Dëshmitarë pranë ngjarjes dhe të dhëna nga hetimet e policisë e tregojnë ngjarjen shumë tronditëse. Gruaja 40 vjeçare mbante për dore edhe vajzën e saj 5 vjeçe, kur u aksidentua. Fatmirësisht, fëmija ndodhej në krahun tjetër nga erdhi autovetura që shkaktoi aksident.

Pas kësaj ngjarjeje tragjike, banorët kanë apeluar për më tepër kujdes nga drejtuesit e mjeteve dhe vendosje sinjalistike, sepse rruga në rikonstruksion është bërë tepër e rrezikshme.