Vdes aktori John Heard

Vdes aktori John Heard

Aktori John Heard i njohur për rolin e tij  si Peter McCallister në filmin “Home Alone” ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare.

Këtë e ka bërë të ditur zyra e ekzaminuesit mjekësor në Santa Clara County të Kalifornisë. Sipas këtyre raporteve ai ka vdekur të premten.

Ai u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit, ndërsa shkaku i vdekjes është ende i panjohur./21Media