Ka ndërruar jetë në Romë aktori Paolo Villaggio, në moshën 84-vjeçare

Ka ndërruar jetë në Romë aktori Paolo Villaggio, në moshën 84-vjeçare

I famshëm për rolin e Ugo Fantozzit, aktori nga Xhenova kishte disa ditë që ishte shtruar në spital.

Përveç 10 filmave si Fantozzi, komiku ka interpretuar edhe në filma dramë me regji të Federico Fellini, Marco Ferreri, Lina Wertmuller, Ermanno Olmi dhe Mario Monicelli.

Në vitin 1992, Paolo Villaggio u nderua me “Luanin e Artë” të karrierës, në Festivalin e Filmit të Venecias.