Adam West ishte aktori i parë që kishte portretizuar rolin ikonik të Batman-i

Adam West ishte aktori i parë që kishte portretizuar rolin ikonik të Batman-i

Aktori amerikan Adam West, i njohur për rolin kryesor në versionet e para të ekranizuar për Batman, të cilat janë emituar gjatë viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

West vdiq në Los Anxhelos, pas luftës së shkurtër me leukeminë, njoftoi zëdhënësi i familjes.

Ai ishte lindur më 1928 në Walla Walla, Washington dhe nisi karrierën si aktor në Hawaii, në vitin 1950.