Burri gjeti vdekjen nga vezët

Burri gjeti vdekjen nga vezët

Një burrë ka vdekur pasi u përpoq të hante 50 vezë në një konkurs ngrënie në Indi.

Subhash Yadav, 42 vjeç, kishte shkuar në tregun e Bibiganjit në rrethin Jaunpur të Uttar Pradesh me një mik të tij për të ngrënë 50 vezët. Ai u rrëzua pa vetëdije kur hëngri vezën e 42-të.

Të dy miqtë vendosën të hanin 50 vezë në një sfidë, dhe fituesi të shpërblehet me fituesin 2000 rupla indiane apo 25 euro, transmeton rtv21.tv.

Ai u nxitua për në spital ku vdiq vetëm disa orë më vonë. Mjekët vendosën që  Yadav kishte vdekur nga komplikimet për shkak të ngrënies së tepërt të dhjetëra vezëve.

Familja e tij nuk ka komentuar për incidentin tragjik, shtoi policia./21Media