Dy të vdekur nga plagosja

Dy të vdekur nga plagosja

Një tjetër i plagosur nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve të mara nga plagosja dhe ka vdekur para pak minutave në Klinikën e Emergjencës në QKUK.

Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Fazliu tha se përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor, viktima nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve.

Ndërkaq, mjeku kujdestar në Klinikën e Emergjencës, Agron Çitaku, më herët në një konferencë për media tregoi se të gjithë të plagosurit pritet të hynë në sallë të operimit nëse gjendja e tyre stabilizohet për intervenim.

Deri më tani nga ngjarja në Mati 1 kanë mbetu të vdekur dy persona, ndërsa dy të tjerë vazhdojnë të trajtohen në QKUK./21Media