Latifi ngushëllon familjen

Latifi ngushëllon familjen

Aksidenti i 26 korrikut në fshatin Bërnjak të Rahovecit, ishte fatal për tre persona të cilët vdiqën në vend të ngjarjes. Pas 10 ditëve, në QKUK në Prishtinë, vdiq personi i katërt, i cili nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda nga aksidenti.

Sot, 17 ditë pas aksidentit ka vdekur personi i pestë, S.L, i aksidentuar rëndë në Bërnjak.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Latifi i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Lama nga Rahoveci në këto ditë të vështira për ta./21Media