Shpejtësia e madhe i merr jetën yllit të NBA-së

Shpejtësia e madhe i merr jetën yllit të NBA-së

Ish-basketbollisti i NBA-së, Rasual Butler dhe bashkëshortja e tij, Leah Labelle kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në California.

38-vjeçari u aksidentua me veturën e tij Range Rover, duke u përplasur me një mur shkaku i shpejtësisë së madhe.

Butler luajti për 13 sezone me radhë në NBA, nga vitit 2002 deri në vitin 2016. Ai luajti për Miami Heat, New Orleans Hornets, San Antonio Spurs Chicago Bulls, Indiana Pacers, Washington Wizards dhe Toronto Raptors./21Media