Chirac përkrahu intervenimin e NATO-s në Kosovë

Chirac përkrahu intervenimin e NATO-s në Kosovë

Ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac, ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar dhëndri i tij Frederic Salat-Baroux.

Mediat franceze raportojnë se në vitin 2010, Chirac ka qenë i shtruar në spitalin “Pitie-Salpetriere” në Paris, për shkak se vuante nga një infeksion pulmonar.

Chirac i lindur më 29 nëntor 1932, ishte president i Republikës së FranPostcës për 12 vjet rresht.

Chirac ishte president i Francës në vitin 1999. Ai përkrahu intervenimin e NATO-s për të ndalur gjenocidin serbe në Kosovë.