Michel vdiq sot në moshën 70-vjeçare

Michel vdiq sot në moshën 70-vjeçare

Ish-trajneri i ekipit kombëtar të futbollit të Francës, Henri Michel vdiq sot në moshën 70-vjeçare, njoftoi sot Unioni i Futbollistëve Francezë (UNFP).

“Henri Michel, një monument i futbollit francez, vdiq këtë mëngjes. UNFP-ja shpreh ngushëllimet e saj më të thella për familjen dhe të dashurit e tij”, shkruan në Twitter UNFP-ja.

Henri Michel during the Absa Premiership match between Orlando Pirates and Mamelodi Sundowns from Coca-Cola Park in Johannesburg, South Africa.

Ish-mesfushori i Nantës ka fituar 58 tituj ndërkombëtarë mes vitit 1967 dhe 1980, ka marrë pjesë në Kupën e Botës të vitit 1978 si dhe ka fituar tre herë kampionatin francez.

Ai drejtoi ekipin olimpik për meshkuj të vitit 1984 drejt fitores së medaljes së artë në Los Anxheles ku mundën ekipin e Brazilit.

Henri Michel

Michel drejtoi ekipin kombëtar të Francës në vitet 1984 dhe 1986 duke arritur vendin e tretë në vitin 1986 në Kupën e Botës në Meksikë.

Pasi drejtoi ekipin e “Paris Saint Germain” në vitin 1990-91, Michel kaloi shumicën e karrierës së tij si trajner në Afrikë ku drejtoi tetë ekipe kombëtare dhe shumë klube.

Former Harambee Stars head coach Henri Michel was  pronounced dead on April 24, 2018. PHOTO | FILE |

Ai mori pjesë në tri Kupa të tjera Bote me Kamerunin në vitin 1994, Marokun 1998 dhe Bregun e Fildishtë në vitin 2006.Ai doli në pension në vitin 2012 duke e mbyllur karrierën e tij në drejtimin e Kenias.