Këngëtari i mirënjohur Françesk Radi ka vdekur sot pasdite, në moshën 67 vjeçare pas një sëmundje të rëndë

Këngëtari i mirënjohur Françesk Radi ka vdekur sot pasdite, në moshën 67 vjeçare pas një sëmundje të rëndë

Këngëtari është raportuar të ketë qenë i shtrirë për një kohë në Qendrën Spitalore Universitare “ Nënë Tereza”, në Tiranë për shkak të një hemorragjie cerebrale.

Françesk Radi ka qenë ndër emrat më të njohur të muzikës së lehtë përgjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta,me ç ‘rast arti shqiptar sot ka pësuar një humbje shumë të madhe.

Me rastin e vdekjes së këngëtarit të njohur shumë artistë dhe këngëtarë kanë ngushëlluar familjen Radi për humbjen e më të dashurit të tyre.

Françesk Radi është i njohur për hitet: “ Humba Pranverën”, “ Adresa”, “Biçikleta”, “Oj Zogo”, e shumë këngë të tjera të cilat dëgjohen edhe sot.