30-vjeçarja nuk iu mbijetoi plagëve

30-vjeçarja nuk iu mbijetoi plagëve

Këngëtarja e njohur spanjolle, Joana Sainz, 30-vjeçare, vdiq pas plagëve të marra nga mjetet piroteknike gjatë një koncerti. “The Super Hollywood Orchestra” po performonin në Las Berlanas në Avila.

Kjo video dëshmon momentin e incidentit. Derisa të paktën nëntë interpretues ishin në skenës, papritmas u shfaqën shkëndija nga dy pajisje piroteknike në pjesën e përparme të skenës dhe njëra në të djathtë duket se shpërtheu.

Sainz më pas ra në dysheme, ndërsa interpretuesit e saj të tjerë nxituan ta ndihmonin.

Më pas ajo u dërgua me nxitim në spital. Por, ajo nuk iu mbijetoi plagëve dhe vdiq në spital, transmeton rtv21.tv 

Rasti po hetohet./21Media