Ai përdori humorin e tij si mjet për të luftuar kundër pa barazive

Ai përdori humorin e tij si mjet për të luftuar kundër pa barazive

Komediani dhe aktivisti për drejta të njeriut Dick Gregory, ka vdekur në moshën 84 vjeçare. Ai ishte shtrirë në spital një javë më parë, pasi që kishte pas infektim të rëndë bakterial.

Gregory ka qenë i njohur si komedian i madh në televizionet e shumë familjeve, po gjithashtu edhe si aktivist i të drejtave të njeriut.

Ai theu barriera racore në vitet 1960 dhe përdori humorin e tij si mjet për të luftuar kundër pa barazive, dhe për të shpërndarë mesazhe për një shëndet më të mirë.

Lindi në vitin 1932 më emrin Richard Claxton Gregory, në një familje të varfër, mirëpo puna e tij pa lodhshme bëri që ai të ketë suksese në jetë pavarësisht se u rrit në kohën kur Amerika kishte ende racizëm të madh, dhe afro-amerikanët nuk përziheshin më të bardhët.

Ai pas vetes la gruan e tij dhe 10 fëmijë.