Komediani amerikan Charlie Murphy u nda nga jeta

Komediani amerikan Charlie Murphy u nda nga jeta

Charlie Murphy, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 57 vjeçare, pas një beteje me leukeminë , bën të ditur TMZ.

Raportohet se Murphy ka ndërruar jetë në një spital të New Yorku-t.

Charlie la pas vetës tre fëmijë. Gruaja e tij Tisha Taylor Murphy ndërroi jetë në vitin 2009 nga kanceri.

Murphy është i njohur për role të ndryshme dhe për ato që ka luajtur bashkë me vëllaun e tij më të madh Eddie në filmat “The Boondocks”, “Vampire in Brooklyn”, Are We There Yet”.

Kurse, roli i tij i parë i rëndësishëm ishte ai ishe në filmin CB4 realizuar në vitn 1993.  Ndërsa popullaritet të madh mori përmes show-t “Cappelle’s Show ” gjatë viteve 2003-2006. / 21Media