Stephen vuante nga sëmundja neurodegjenerative ALS

Stephen vuante nga sëmundja neurodegjenerative ALS

Kreatori i filmit të animuar, “SpongeBob”, Stephen Hillenburg është ndarë nga jeta sot në moshën 57 vjeçare.

Shkaktari i vdekjes së Stephen ishte sëmundja neurodegjenerative, ALS, me të cilën ai u diagonsifikua në muajin mars të vitit të kaluar.

Lajmi për vdekjen e tij u bë e ditur nga kompania “Nickelodeon” përmes rrjetit social, Twitter, shkruan rtv21.tv

Seriali “SpongeBob”, u transmetua në më shumë se 200 shtete dhe është përkthyer në më shumë se 50 gjuhë të botës. “SpongeBob” ka marrë çmime të ndryshme gjatë transmetimit të tij, përfshirë këtu edhe katër çmime “Emmy Awards”.

Stephen Hillenburg këtë vit fitoi një çmim të veçantë në “Emmy Awards”, për punën e tij që ka bërë në fushën e animacionit./21Media

Related image