Vdes kryetari i nderit i Lidhjes Shqiptare në Botë
23 Gusht 2019
Sot ka ndërruar jetë Mikel Kuzhnini
Sot ka ndërruar jetë Mikel Kuzhnini
Kryetari i nderit të Lidhjes Shqiptare në Botë, Mikel Kuzhnini ka vdekur sot. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Nazmi Jakurti.
Familjen dhe bashkëveprimtarët e Kuzhninit i ka ngushëlluar edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, shkruan rtv21.tv.
Haradinaj me anë të një postimi në Facebook, ka deklaruar se Kuzhnini pandalshëm punoi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Angazhimi i tij i pashoq për promovimin e traditave e vlerave shqiptare, si dhe për faktorizimin e kombit tonë kudo në botë, do të kujtohet përherë me pietet”, ka theksuar Haradinaj në faqen e tij zyrtare në Facebook./21Media