Vdes një burrë në Pejë, cilësohet si vdekje e dyshimtë

Policia është duke e hetuar rastin

Dje rreth orës 07:40 në Pejë ka vdekur një burrë.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se viktmës iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore sa ishte duke pritur në njërin prej stacioneve të autobusëve.

“Gjersa ishte duke pritur në një stacion të autobusëve, i ishte keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima është dërguar në spital nga mjeku është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në komunikatën e Policisë

 Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /21Media 

Back to top button