Mësohet se viktima ishte rreth 50-vjeç

Mësohet se viktima ishte rreth 50-vjeç

Një person ka vdekur sot në rrugën Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Dollc të Klinës, si pasojë e një vetaksidenti me kamion.

Rastin e ka konfirmuar për kp edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“ Mund të konfirmojë se si pasojë e një aksidenti fatal, një person ka humbur jetën. Personi është i gjinisë mashkullore, shqiptar. Lidhur me detajet është duke punuar njësiti  hetimor i Policisë në rajonin e Pejës.’, ka thënë Ibra dhe ka shtuar se hetimet vazhdojnë.

Mësohet se viktima ishte rreth 50 vjeç.