Viktima kishte pësuar aksident trafiku

Viktima kishte pësuar aksident trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:30 ka vdekur një person në QKUK.

Sipas policisë viktima ishte duke u trajtuar në QKUK pas një aksidenti në trafik që ndodhi më 8 mars në Kaqanik .

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./21Media