Një person i cili ishte duke u trajtuar që disa ditë në QKUK ka ndërruar jetë dje

Një person i cili ishte duke u trajtuar që disa ditë në QKUK ka ndërruar jetë dje

Policia në raportin e tyre ka theksuar se dje viktima mashkull K-Shqiptar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK nga data 01.04.2017 pasi ishte dërguar në gjendje të dehur, me 03.04.2017 (rreth orës 06:30) ka ndërruar jetë.

Në raport nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes së këtij personi.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./21Media