Trupi i pajetë është dërguar për obduksion

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion

Një person ka vdekur sot rreth orës 13:30 në vendin e tij të punës në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka iniciuar rastin në fjalë si ‘asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’”, ka thënë Krasniqi.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./21Media