Policia e konfirmon rastin

Policia e konfirmon rastin

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Pejë, saktësisht te ‘Kroni i Mbretit’.

Këtë e ka konfirmuar për rtv21.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:15. Në aksident janë përfshirë pesë automjete, dhe sipas informative fillestare një person ka vdekur”, tha Hoxha.

Ai tutje ka shtuar se vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e trafikut dhe emergjenca dhe po merren me rastin. Nuk dihet ende se sa persona janë lënduar si pasojë e këtij aksidenti./21Media