QKUK konfirmon lajmin

QKUK konfirmon lajmin

Stafi mjekësor i Klinikës Emergjente në QKUK ka konfirmuar se një nga të plagosurit në lagjen Mati 1 ka ndërruar jetë.

Ndërsa, sipas tyre, tre persona të tjerë janë duke u trajtuar në këtë klinikë.

Katër persona kanë ardhur në Emergjencë. Përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor, një nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Tre të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikes Emergjente”, deklaroi zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Sot rreth orës 16:00 katër persona janë plagosur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, më saktësisht në Lagjen e Mati 1.

Policia e Kosovës e konfirmoi lajmin për rtv21.tv.

Zëdhënësja e Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti tha se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ahmeti tregoi se Policia dhe njësitë tjera relevante janë në vendin e ngjarjes. Ndërkaq motivet ende nuk dihen./21Media