Një amerikan ka vdekur kur cigarja e tij elektrike ka shpërthyer duke dërguar pjesë metalike në kafkën e tij

Një amerikan ka vdekur kur cigarja e tij elektrike ka shpërthyer duke dërguar pjesë metalike në kafkën e tij

Tallmadge D’Elia gjithashtu kishte përjetuar djegie në 80% të trupit të tij, si pasojë e një zjarri që ishte shkaktuar nga eksplodimi i një cigareje elektrike me 5 maj, sipas zyrtarëve të forenzikës, shkruan rtv21.tv.

Trupi i 38 vjeçarit u gjet nga zjarrëfikësit në një dhomë që po digjej në një shtëpi në plazhin e St Petersburg, Florida.

Besohet të jetë vdekja e parë nga eksplodimi i cigares elektrike që quhet ndryshe edhe ‘vape’ në SHBA./21Media